MAGAZINË /

Arbana Osmani në qendër të kritikave pas ofendimeve të Adionit ndaj Mozës, rikthehet deklarata virale e moderatores

Shkruar nga Versus

Arbana Osmani në qendër të kritikave pas ofendimeve të

Pas incidentit të fundit në spektaklin “Ferma VIP”, situata brenda formatit ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, duke vënë në shënjestër jo vetëm banorin Adion, por edhe moderatoren Arbana Osmani.

Ngjarja nisi pas një përplasjeje të ashpër mes Adionit dhe Mimoza Ahmetit, ku u publikuan pamje me tension dhe përdorim të gjuhës fyese brenda fermës.

Ky moment ka rikthyer në vëmendje deklaratat e mëparshme të Arbanës, ' “është program tjetër ai” duke theksuar se ofendimet nuk do të toleroheshin.

Pikërisht kjo deklaratë është bërë objekt diskutimi në rrjet, ku shumë përdorues e kanë rikujtuar duke e krahasuar me situatën aktuale, ku sipas tyre standardet e vendosura nuk po zbatohen.

Reagimet në rrjet janë të ndara, por shumica e komenteve kërkojnë ndërhyrje më të fortë nga produksioni dhe vendosjen e rregullave më strikte ndaj sjelljeve brenda formatit.

Ndërkohë pritet që çështja të diskutohet edhe në spektaklin e radhës, ku mund të merren masa disiplinore ndaj Adionit, përfshirë edhe mundësinë e përjashtimit të tij nga gara.

Tags:

ferma vip

Poll