
Banori i Big Brother VIP Albania ka dhuruar emocione në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Armiri mori një letër nga vajza e tij e vogël, Aura, një mesazh që preku jo vetëm banorin, por edhe publikun që e ndiqte nga shtëpia.
Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, ai lexoi fjalët e vajzës së tij, duke e pasur të vështirë të mbante emocionet.
Në letrën e saj, Aura i tregonte të atit se sa shumë i mungon që prej momentit kur ai hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo shkruante se ditët pa të nuk janë më njësoj dhe se dhoma e saj i duket bosh pa praninë e babait.
Një nga detajet më prekëse ishte pritja e përditshme e saj te dera e shkollës, me shpresën se do ta shihte Armirin për ta marrë dhe për ta çuar te lodrat, ashtu siç bënin më parë.
Letra:
“Babi im i dashur, po të shkruaj me zërin tim të vogël, se më mungon shumë që kur ike. Ditën nuk jam më njësoj, pyes mamin edhe se ditë kanë ngelur. Çdo ditë te dera e shkollës pres që të shoh ty, që të më marrësh dhe të më dërgosh lodrat.
Dhoma më duket bosh pa ty. Isha shumë e mërzitur pa ty, po kur të shoh në televizor, i them të gjithëve që ky është babi im.”

