Shërbimi Meteorologjik i Institutit të Gjeo-Shkencës ka bërë të ditur se sot pasdite dhe nesër (e mërkurë, dt.21) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë. Në qarqet Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata
TEMPERATURA
Nesër (e mërkurë, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 30 °C
në vendet e ulëta: 20 / 31 °C
në vendet malore: 15 / 26 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.20) dhe nesër (e mërkurë, dt.21), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.







