MAGAZINË /

Bie çmimi i biletave në 35 euro, zemërohen fansat për koncertin e Adele në Mynih

Menjëherë pas njoftimit, fansat nxituan të blinin biletat, çmimi i të cilave varionte nga 185 deri në 749 euro, por 95% e biletave u shitën brenda një kohe të shkurtër

Shkruar nga M.H
Bie çmimi i biletave në 35 euro, zemërohen fansat për
Adele

Këngëtarja e njohur britanike, Adele njoftoi para disa kohësh se do të zhvillojë serinë e parë të koncerteve në katër vjet, në Mynih , gjatë muajit gusht.

Menjëherë pas njoftimit, fansat nxituan të blinin biletat, çmimi i të cilave varionte nga 185 deri në 749 euro, por 95% e biletave u shitën brenda një kohe të shkurtër.

Disa vende janë ende të lira dhe kushtojnë vetëm 35 euro. Dallimi në çmim mes këtyre biletave dhe atyre të blera nga fansat disa muaj më parë është i dukshëm. Por ka një shpjegim pas kësaj rënie çmimi.

Këto bileta janë pjesë e fushatës "Lucky Dip" të Ticketmaster.

Ato funksionojnë si një llotari, pra mund të merret një biletë për 35 euro, por në këmbim, duhet të pranohet pozicionimi i rastësishëm në mbrëmjen e koncertit.

Kjo do të thotë që mund të bjerë një vend në rreshtin e fundit, apo edhe një vend në pjesën e përparme me një pamje të përsosur të skenës. Është fat i rastësishëm, shkruan media britanike.

Të disponueshme në sasi të kufizuar, këto bileta dalin në shitje në fillim të javës.

Rreth 30,000 fansa tashmë janë regjistruar për të marrë një biletë me zbritje.

Zemërimi i fansave

Por fansat që tashmë kanë paguar shumë para për të ndjekur koncertin e idhullit të tyre nuk e pranojnë këtë ulje çmimi. Ata ndjehen sikur janë mashtruar.

“Mashtrimi më i madh në historinë e koncerteve”, shkruan një fans i këngëtares.

 “Është një skandal, së pari i shesin biletat me çmime të larta dhe tani biletat janë 35 euro, ne që kemi biletat me çmime normale, nuk jemi të dehur ?”, shpreh pakënaqësinë një fans tjetër.

Një zëdhënës i Live Nation u përpoq të qetësonte gjërat duke thënë se këto bileta u hodhën në shitje për të lejuar ndjekjen e koncertit nga persona me një buxhet më të kufizuar.

Kjo nuk është hera e parë që Live Nation ofron bileta Lucky Dip. I njëjti sistem është vendosur tashmë për koncertet e Coldplay dhe Olivia Rodrigo.

“Kjo ofertë ka për qëllim tifozët me të ardhura më të ulëta. 99% e vizitorëve kanë një biletë normale dhe një vend fiks. Blerësit e biletave Lucky Dip nuk e kanë këtë mundësi, u ndahet një vend dhe nuk mund të zgjedhin një kategori”, saktëson zëdhënësi.

Koncerti i parë i Adele në Mynih do të mbahet këtë të premte, më 2 gusht, para 74 mijë njerëzve. Më pas ajo do të vazhdojë me nëntë takime të tjera në kryeqytetin bavarez gjatë gjithë muajit gusht./ Versus.al

Poll