Deklarata e fundit e këngëtares shqiptare Ronela Hajati me siguri do të trazojë rrjetin.
Në një postim në në Instastory, Hajati shprehet se ka disa shqiptarë që janë sinonimi i Diddy.
’I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P.Diddy’’, ka shkruar Ronela në Instastory, duke lënë të kuptohet se personazhet e njohur me pushtet në Shqipëri kanë kryer skandale si të reperit Diddy.
Diddy i cili konsiderohet se ka zbuluar shumë yje, akuzohet nga shumë burra dhe gra për trafik seksual, abuzim, sulm seksual dhe përdhunim.
Lidhur me këtë janë zbuluar detaje të tjera tronditëse. Sipas dëshmive më të reja, Diddy, siç njihet më shumë, organizonte festa orgjish, të ashtuquajturat “Freak Offs”, me gra të mitura dhe drogë.
Skenari mbizotërues deri tani është se festat e mëdha që ai organizoi, të quajtura edhe “White Parties”, kishin një listë të madhe të ftuarish, nga të cilët një rreth shumë më i vogël e ndoqi atë më vonë në mbrëmje në “Freak Offs”./Versus.al
.