MAGAZINË /

E diel me diell dhe mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por në një qark moti "çmendet"

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme dhe të kthjellëta, duke e bërë këtë ditë ideale për të kaluar kohë në natyrë, në qytet apo përgjatë bregdetit.

Shkruar nga Versus

E diel me diell dhe mot të qëndrueshëm në të

Dita e dielë sjell një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në territorin shqiptar. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme dhe të kthjellëta, duke e bërë këtë ditë ideale për të kaluar kohë në natyrë, në qytet apo përgjatë bregdetit.


Temperaturat e ajrit do të regjistrojnë vlera tipike për fund-shtatorin, me një kontrast të lehtë mes zonave malore dhe ultësirave perëndimore: Korça do të jetë qyteti më i freskët i ditës me një temperaturë maksimale prej 25°C.
Në disa qytete të zonës perëndimore dhe jugore, veçanërisht në Tiranë, Berat, Fier, Elbasan dhe Gjirokastër, temperaturat pritet të ngjiten deri në 33–34°C, duke ruajtur ndjesinë e nxehtësisë verore.
Temperaturat minimale në orët e para të mëngjesit do të luhaten nga 13–15°C në zonat malore, deri në 19–22°C në ultësirën perëndimore dhe qytetet bregdetare. Gjirokastra siqoqoftw parashikohet qw do tw rregjisterojw temperaturwn minimale mw tw ulwt nw vend, prej 11 gradw Celsius, duke patur njw luhajtje me plot 23 gradw mw temperaturwn maksimale qw pwrllogaritet tw jetw 34 gradw Celsius.  

Era dhe valëzimi: Ditë e qetë edhe përgjatë bregdetit
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare do të arrijë deri në 8 m/s.
Deti do të paraqitet i qetë, me një valëzim të ulët të forcës 1-2 ballë, duke e bërë të përshtatshëm për plazh, lundrim dhe sporte ujore. / VERSUS/

Poll