Janë zbuluar për herë të parë fotografi unike që pretendojnë se tregojnë një shtatzëni të fshehtë të ikonës Marilyn Monroe. Imazhet e aktores u shitën si diapozitiva origjinale me ngjyra në një ankand në Hollywood në nëntor të vitit të kaluar. Fotot u shiten për vetëm 2,240 dollarë me koleksionistë të pasur që nuk ishin të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre të vërtetë.
Tani DailyMail.com mund të zbulojë imazhet unike që ishin posedimi i çmuar i mikes së Monroe, Frieda Hull, të cilat ajo i quajti “rrëshqitje shtatzënë”, një referencë për një sekret tronditës që sirena e ekranit e mbajti me vete deri në vdekjen e saj.
Pamjet u realizuan më 8 korrik 1960, jashtë Studios Fox në Nju Jork pasi Monroe kishte përfunduar testet e kostumeve dhe flokëve për filmin e saj The Misfits, me Clark Gable dhe Montgomery Clift.
Ekspertët kanë rindërtuar orët e fundit të jetës së Marilyn Monroe mbi bazën e disa regjistrimeve të cilat nuk ishin bërë të njohura më parë, duke ringjallur sërish teoritë e vjetra të konspiracionit lidhur me vetëvrasjen e saj. Një dokumentar i ri, i quajtur “The mystery of Marilyn Monroe, unheard tapes”, risjell vdekjen e aktores legjendare, por edhe marrëdhënien e saj me familjen Kennedy.
Aty, dëgjohen regjistrime audio që nuk ishin ndarë asnjëherë më parë me publikun e gjerë. Monroe ndërroi jetë gushtin e vitit 1962 dhe vdekja e saj u klasifikua si “ndoshta vetëvrasje”, ndërsa misteri vazhdon edhe në ditët tona. Aktorja pati një lidhje dashurie si me John Kennedy-n, ashtu dhe me vëllain e tij, Robert. Në ditët përpara vdekjes së saj, disa burime kanë zbuluar faktin se Marylin u kishte thënë personave të besuar se “ishte shtatzënë me njërin prej vëllezerve Kennedy, por se po e detyronin që ta hiqtë qafe fëmijën”.








