
Marrëdhënia mes Fabjola dhe Adioni vijon të mbetet një nga temat më të komentuara brenda dhe jashtë spektaklit Ferma VIP.
Situata është tensionuar pas deklaratave të Adionit për një lidhje të lënë jashtë fermës, si dhe pas hyrjes së vëllait të Fabjolës në program, i cili ka shprehur hapur kundërshtimin ndaj afrimit të tyre.
Së fundmi, ish-konkurrentja Fairfax ka sjellë detaje të reja nga një bisedë që, sipas saj, ka zhvilluar me Adionin gjatë qëndrimit në fermë.
Ajo ka deklaruar se Adioni vazhdon të ketë një lidhje emocionale me një vajzë jashtë programit, fakt që sipas saj është pranuar edhe nga vetë ai, madje duke zbuluar se ka pasur plane për martesë.
Nga ana tjetër, Fairfax theksoi se Fabjola duket më e përfshirë emocionalisht në këtë raport, duke treguar një pëlqim të qartë ndaj Adionit, ndryshe nga qëndrimi i tij.
Sipas saj, situata mbetet e komplikuar pikërisht për shkak të ndjenjave të pazgjidhura të Adionit jashtë fermës, të cilat vijojnë të ndikojnë në dinamikën mes dy konkurrentëve.

