MAGAZINË /

"E shkuara ime ka vdekur", Bes Kallaku 'thumbon' Xhensila Myrtezajn, mesazh edhe për miqtë

Shkruar nga Versus

"E shkuara ime ka vdekur", Bes Kallaku 'thumbon' Xhensila

Bes Kallaku sërish në qendër të vëmendjes. Asgjë e re në jetën e tij, por deklaratat për të shkuarën vijojnë të bëjnë bujë.

Aktori Bes Kallaku së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes lidhur me deklaratat që ka bërë për të shkuarën e tij. Duke komentuar divorcin e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku tha se e shkuara e tij tashmë ka vdekur.

"E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen. Unë nuk jam askushi por prezenca ime në jetën e disa njerëzve ua ka bërë jetën më të bukur atyre."-tha Kallaku në podcastin me Grida Dumën.

Pjesë nga biseda:

Grida Duma: Je zhgënjyer nga ata që ke pasur afër përgithësisht?

Bes Kallaku: Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?! Përveçse ju kam dhënë dorën, ju kam dhënë edhe bukën. Sado të zgjasë nata, do lindë dielli, do të vijë dita. Sa armiq që kemi, dhe sa "miq" armiq që kemi përreth. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai im. E marrim jetën për të mirëqenë. Sikur s'do na ndodhë kurrë e keqja. Ndërroi jetë edhe Shpati i shkretë. A kishte plane për sot? Versus.al

Poll