Pas deklaratave të babait të Selina lidhur me debatet mes Selinës dhe Rogert Sterkaj brenda shtëpisë së Big Brother VIP, vëllai i Rogertit, Xhuljo Sterkaj ka reaguar duke bërë thirrje për qetësi dhe komunikim të drejtpërdrejtë.
Në një intervistë për emisionin Shqipëria Live, ai tha se do të ishte më mirë që babai i Selinës të telefononte familjen e Rogertit, sesa të bënte deklarata publike që mund të shkaktojnë keqkuptime.
“Do ishte mirë të fliste privatisht, jo në televizor. Rrugët i ka të hapura, por ne nuk duam konflikt. Mund ta marrë babain në telefon kur të dojë dhe të flasin, të bien dakord. Më mirë të qetësohen, aty brenda ndodhin edhe gjëra të bukura, qeshin me njëri-tjetrin, bëjnë edhe shaka. Ne e ndjekim Rogertin, duhet më mirë të qetësohemi dhe t’i lëmë gjërat nga jashtë, se nuk ia vlejnë. Rogerti po luan lojën e vet si të tjerët. Unë kur hyra i thashë bëni lojë më të bukur. Edhe Rogertit ia kanë përmendur djalin dhe duhet t’u vijë turp, por është loja e tyre”-tha vëllai i Rogertit.
Reagimi vjen pas mesazhit të babait të Selinës në Fan Club, ku ai kritikonte Rogertin për fjalët e përdorura ndaj vajzës së tij, duke përmendur ofendimin e burrit, babait, dajave dhe të gjithë familjes së vajzës./Versus.al

