MAGAZINË /

Ermal Mamaqi ngjall reagime me deklaratën e tij: Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë

Sipas Mamaqit, ne të gjithë marrim atë që tolerojmë.

Shkruar nga Versus

Ermal Mamaqi ngjall reagime me deklaratën e tij: Njerëzit që

Ermal Mamaqi, i cili njihet gjerësisht si aktor humori, por prej vitesh është shkëputur nga televizioni për t’ju përkushtuar fushës së biznesit, së fundmi ka ngjallur reagim në rrjet me një deklaratë të bërë në emisionin “Live from Tirana”.

I pyetur nëse dikush që është në të 40-at dhe është ende i varfër, e meriton të jetë i tillë, Mamaqi tha se është i mendimit që po. Sipas tij, çdo njeri merr ose ka atë që meriton nga jeta.

“Unë di këtë gjë, nuk ka rëndësi nëse je në të 40-at apo të 60-at, nuk ka rëndësi. Unë besoj që ke kohë gjithmonë dhe nëse e meriton apo jo të jesh ashtu siç je, besimi im është që po, e meriton. Ne meritojmë shokët që kemi, ne meritojmë qeverinë që kemi, punën që kemi. Ne marrim atë që tolerojmë. Ti e toleron shefin të sillet keq, ajo që merr është kjo. Ti toleron gruan ose burrin që të sillet ashtu, ajo që do marrësh është kjo. Ti toleron veten tënde të hash një tortë, ajo që do marrësh është kalori. Kështu që po, secili e meriton dhe është aty ku është, si pasojë e asaj që ka toleruar”- u shpreh mes të tjerash Ermal Mamaqi.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të kishte reagime të shumta, pjesa më e madhe kritika drejt tij. Versus.al

Poll