MAGAZINË /

“Çfarë s’ka bërë me Rozanën poshtë jorganit”, Livia e revoltuar për deklaratën e Jozit: Po mendoj ta denoncoj

Shkruar nga Versus

“Çfarë s’ka bërë me Rozanën poshtë

Ish-banorja e Big Brother VIP, Livia Brunga e ftuar në emisionin “S’e luan Topi” ka reaguar ashpër mbi deklaratën e bërë nga Jozi sa i takon asaj dhe Rozanës.

Kujtojmë që Jozi pasi rihyri në BBVIP u tha Gjestit dhe Amberit se kishte parë momente intime mes Rozanës dhe Livias poshtë jorganit.

“Kur ka flejt me atë që ka dalë jashtë, mos t’ia përmend emrin, ça s’kemi parë duke bërë poshtë jorganit. Në rregull? U kry? Unë e kam parë se çfarë ka bërë. Çfarë s’kanë bërë”, ka thënë Jozi për Livian dhe Rozanën.

Ish-banorja e cilësoi Jozin si “vulgar” dhe tha se po mendonte ta denonconte për shkak se kjo deklaratë e tij është denigrim imazhi dhe kurrsesi nuk duhet të normalizohet.

“Ky njeri tregon veten që në më momentin që kur flet për dikë thotë ‘atë tjetrën’.  Për mua ky djalë është shumë vulgar. Por, kjo është një deklaratë shumë denigruese. Është sigurisht një shkelje imazhi, ne po mendojmë edhe ta denoncojmë këtë gjë. Unë kam reaguar për këtë gjë. Kam reaguar në rrjetet sociale. Dhe njerëzit kanë thënë ‘ha ha ha, po është Jozi’. Jo! Mua nuk më intereson kush është. Nuk normalizohen këto gjëra. Unë nuk mund të qesh dhe të normalizoj disa gjëra se është Jozi, është një djalë i madh dhe duhet të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që flet. Jam shumë e revoltuar për këtë pjesë.”- tha Livia. Versus.al

Poll