Një fenomen i rrallë natyror ka ndodhur në zonën e Pukës. Rreshjet e dëborës, të rëna në formë shiu, kan ngrië në pemët e pyjeve dhe bimësinë e zonës, duke kijuar pamje vërtetë mbrësëlënënse. Gazetari pukjan Admir Mehaj ka publikuar në faqen e tij në Facebook pamjet e mahnitshme që vijnë këë t shtunë nga Puka
"Fenomen i rrallë, rreshje në formë akulli", shkruan gazetari Mehaj
"Versus.al", ka kontakuar me meteorologen Rezarta Xhakallari për të ditur diçka më shumë në lidhje me këtë fenomen. Sinoptikania e njohur ka pranuar faktin se këto lloj rreshjesh janë bërë të rralla edhe për faktin se pak ka rënë dëborë vitet e fundit në vendin tonë. Xhakallari ka shpjeguar fenomenin me faktin se ka qenë shi me dëborë dhe se ulja e temperaturve në mënyrë të menjëhershme e ka kondensuar dhe ngrirë menjëherë dëborën duke e kthyer në formë akulli.
Sidoqoftë "stalaktitet" e akullit në Pukë kanë dhuruar një spektakël të mrekullueshëm të natyrës, që lum kush e shijon nga afër!!!







