MAGAZINË /

Fitorja përballë Serbisë, trajneri anglez: E vështirë të shënojmë përballë skuadrave që mbrohen

Sipas Southgate, arsyeja pse anglezët fituan minimalisht përballë Serbisë, është sepse serbët më së shumti vetëm mbroheshin.

Shkruar nga Versus
Fitorja përballë Serbisë, trajneri anglez: E vështirë
Trajneri Gareth Southgate dhe 2 lojtarët, Bellingham dhe Alexander Arnold

Mbrëmjen e djeshme, Jude Bellingham i dhuroi Anglisë tri pikët e para në Euro 2024 me golin e vetëm të realizuar përballë serbëve, fitore që u arrit me shumë vështirësi.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate vlerësoi fitoren ndërsa pranoi se dueli nuk ishte aspak i lehtë pasi serbët sipas tij, vetëm mbroheshin.

“Të luash përballë skuadrave që luajnë në mbrojtje është e vështirë, pasi nuk është e lehtë të krijosh raste dhe të gjesh hapësira. Megjithatë, të gjithë lojtarët tanë të sulmit bënë shumë mirë. Jam i bindur që në vijim do të arrijnë të shënojnë".

Bellingham? Ai është i aftë të bëjë diferencën dhe të krijojë diçka vetë. Mund të them se bëri një ndeshje shumë të mirë dhe ka një nivel tepër të lartë.

Ndonëse nuk e zotëruam topin aq sa duhej, më pëlqeu fakti që skuadra diti të reagojë dhe në këtë drejtim“, u shpreh Southgate.

Në anën tjetër, kapiteni Harry Kane u shpreh i lumtur për fitoren, ndonëse nuk arriti që të shënonte. Pasi traversa i mohoi festën personale në pjesën e dytë.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Ata krijuan disa mundësi të mira, na vunë në vështirësi. Ne e merituam fitoren. Nuk duhet të harrojmë se në fazën e grupeve është i rëndësishëm vetëm kualifikimi”.

Ndeshja e radhës për Anglinë në Euro 2024 do të jetë përballë Danimarkës në datën 20 qershor. Më pas takimi i fundit në grupin C kundër Sllovenisë (25 qershor). Versus.al

Poll