
Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë rikthyer në vëmendjen e publikur, pasi u panë së bashku në qendër të Tiranës, konkretisht në zonën e njohur të Bllokut. Takimi i tyre, i ndodhur në Rrugën e Brigadave VIII, ka ngjallur spekulime në lidhje me marrëdhënien e tanishme mes dyshes.
Imazhet e publikuara në rrjete sociale tregojnë Ledrin duke mbajtur në krah vajzën e tyre, Poem Blu, ndërsa Sara, e buzëqeshur, mban një arush gjigant prej pellushi. Pamja e tyre e lumtur dhe e qetë ka ngjarë të nxisë dyshime nëse ky takim i ka shërbyer për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre, e cila u shënua një ditë më parë.
Pas ndarjes, jeta personale e Ledrit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, sidomos për përflitjen e një lidhjeje të re me Rina Zaiti. Megjithatë, reperi ka preferuar të mos komentojë këto thashetheme, duke lënë fansat të spekulojnë mbi situatën e tij./Versus.al







