
Gjatë konferencës së djeshme në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Serbi që luhet sot në “Arenën Kombëtare” ra në sy një moment kur një gazetar serb pyeti kapitenin shqiptar për Berat Gjimshitin për bashkëshorten e tij serbe.
Gjimshiti nuk e pëlqeu pyetjen dhe preferoi të theksonte se dëshiron ta mbajë diskrete jetën e tij private.
“Unë erdha këtu për shkak të futbollit, jo për shkak të jetës sime private dhe familjes sime, e cila është gjithashtu e pranishme në të gjitha ngjarjet që kam”- u shpreh Gjimshiti.
Por kjo nuk i ka penguar mediat serbe të cilat i kanë kushtuar një artikull martesës së kapitenit shqiptar me Alisa Milenkoviç e cila është modele dhe stiliste mode. Modelja serbe dhe Berati u takuan në Zyrih, ku ajo jetonte në atë kohë, ndërsa futbollisti me origjinë nga Kosova dhe Metohia luante për një klub të famshëm zviceran.
Lidhja e tyre u bë publike për herë të parë në vitin 2015, përpara vizitës së Serbisë në Shqipëri. Në atë kohë, shqiptarët njoftuan me krenari se modelja e zjarrtë do të jetë e vetmja grua serbe që do të mbështesë shqiptarët në ndeshje.
Vetëm një vit më vonë, Alisa dhe Berati patën një krizë në marrëdhënien e tyre, kur, siç shkruante media në atë kohë, Alisa e la futbollistin, dhe ai vuajti dhe qau për të. Megjithatë, jo shumë kohë më vonë, pasoi një pajtim, dhe shumë shpejt një fejesë, një shtatzëni, dhe në vitin 2020, ata u bënë prindër të një djali, Lyon Aaron.
Gjatë jetës së saj në Zvicër, Alisa u diplomua në marketing ndërkombëtar dhe në vitin 2018 lançoi markën e saj të modës. Çifti janë prindër të tre fëmijëve. Versus.al







