MAGAZINË /

Gruaja e Mirit hyn sonte në “BBVA”? Ja si qëndron e vërteta

Shkruar nga Versus
Gruaja e Mirit hyn sonte në “BBVA”? Ja si qëndron e
Miri dhe bashëshortja e tij

Pas ngjarjeve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother Albania, ku Mirë u bë protagonist i disa situatave të tensionuara, rrjetet sociale u mbushën me spekulime për një surprizë të mundshme.

Shumë fansa aluduan se bashkëshortja e tij mund të shfaqej në spektakël për t’i dhënë mbështetje, duke rritur kuriozitetin e publikut.

Megjithatë, të gjitha dyshimet u rrëzuan nga vetë bashkëshortja e Mirit përmes një postimi në Instagram.

Ajo publikoi një fotografi nga ambienti i saj i punës në Gjermani, duke treguar se angazhimet profesionale vazhdojnë normalisht dhe nuk ka plane për të qenë e pranishme në Prime.

Në mbishkrimin e fotos, ajo iu drejtua ndjekësve që prisnin ta shihnin në ekran:

“Për të gjithë që mendojnë që jam në Prime sot… Më vjen keq por jam në punë!”

Me këtë postim, bashkëshortja e Mirit konfirmoi zyrtarisht mungesën e saj në spektakël, duke sqaruar kështu të gjitha spekulimet në rrjetet sociale.

Gruaja e Mirit hyn sonte në “BBVA”? Ja si qëndron e

 

Poll