“Si do të jetë klima e qytetit tim pas 80 vitesh?”.
Kjo është pyetja që një projekti i ri, i aksesueshëm nga kushdo në internet, po përpiqet t'i japë përgjigje dhe të sqarojë në mënyrë të thjeshtë se çfarë duhet të presim për të ardhmen e afërt.
Hartat në internet janë redaktuar nga The Future Urban Climates dhe janë projektuar nga ekologu Mattheë Fitzpatrick i Universitetit të Maryland bazuar në të dhënat nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike IPCC.
Këtu mund të shikoni Tiranën, që do të ketë klimë të ngjashme me qytetin e Cordobës në Spanjë, Durrësin si zonat e Teksasit në SHBA.
Ndërkaq do të ketë edhe pak Shqipëri në këtë hartë, pasi kryeqyteti italian Roma, do të ketë klimë të ngjashme me atë të qytetit shqiptar të Beratit.







