Holanda dhe Franca nuk kanë tentuar të rrezikojnë shumë në ndeshjen mes tyre të vlefshme për grupin D, e cila u mbyll 0-0, duke bërë që të dyja të kalojnë grupin.
Francezët nuk tentuan të rrezikojnë me Mbappe dhe trajneri vendosi ta linte në stol, pasi ylli i skuadrës pësoi një dëmtim në hundë në ndeshjen e parë në Europian ndaj Austrisë.
Pjesa e parë i takoi Holandës, por pa sjell rezultat, ndërsa në të dytën Franca ishte më kërkues, por në rastin e parë që shkoi në sulm, Holanda shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në vijim ishte Franca më kërkuese, por holandezët u mbrojtën mirë dhe arritën të marrin një pikë që vlen kualifikimin.
Këto dy kombëtare janë tashmë me nga katër pikë në këtë grup dhe janë në fazën e ardhshme.







