MAGAZINË /

I ati i pësoi infarkt, mami aksident, Jori Delli rrëfen ditët e tmerrit

Modelja tregoi se babai i saj ka kaluar një infarkt, ndërsa vetëm pak ditë më vonë edhe nëna e saj pësoi një aksident automobilistik.

Shkruar nga Versus

I ati i pësoi infarkt, mami aksident, Jori Delli rrëfen ditët e

Jori Delli, ish-banorja simpatike e Big Brother VIP Albania 2, ka ndarë një rrëfim prekës dhe shumë personal gjatë një interviste në emisionin “E Diell”. Modelja shqiptare me karrierë në Itali, ka treguar se familja e saj është përballur me dy goditje të forta brenda pak ditësh: një infarkt që pësoi babai i saj dhe një aksident rrugor ku u përfshi nëna.

“Ka pasur një infarkt... ishte në Vlorë dhe ka qenë një eksperiencë shumë e vështirë. Unë ndodhesha në Itali. Për fat të mirë, vëllai ishte me të. Mora menjëherë avionin, por ishte dita më e tmerrshme e jetës time. Në aeroport u përballa me shumë pengesa, nuk më linin të udhëtoja sepse kisha humbur pasaportën. Kisha vetëm kartën italiane të identitetit, dhe ajo ishte e grisur,” – rrëfeu Jori me emocion të thellë.

Modelja tha se udhëtimi drejt Shqipërisë ishte i ngarkuar emocionalisht, por dhe i vështirë në aspektin praktik. “Pas katër orësh mbërrita, por isha e tronditur. Nuk jam e lumtur për situatën shëndetësore në Shqipëri. Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm për atë që përjetoi babai im. Vetëm kur u transferua në Tiranë ndihesha më e qetë”, tha ajo, duke ngritur shqetësime për gjendjen e sistemit shëndetësor.

Por, për fat të keq, drama nuk përfundoi me kaq për familjen e Jorit. Vetëm dhjetë ditë pas infarktit të të atit, një tjetër goditje e rëndë goditi familjen.

“Fatkeqësisht, nëna ime pësoi një aksident automobilistik dhe aktualisht ndodhet në një spital në Itali,” – tregoi Jori, me lot në sy.

Aktualisht, babai i saj është në gjendje më të mirë dhe po ndjek trajtimin mjekësor, ndërsa nëna po merr kujdesin e nevojshëm në Itali.

Tags:

jori delli

Poll