Maqedoni e Veriut- Një ngjarje tragjedike e ndodhur mbrëmjen e djeshme ka tronditur opinionin publik.
Nga një përplasje me armë mbeti i vrarë blogeri dhe këngëtari i njohur Amar Ismani.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Rrugën e Plastikave në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Të shumta ishin ngushëllimet nga miqtë dhe të afërmit e të riut.
Po kush ishte Amar Ismani?
Këngëtari ishte shumë i njohur në Maqedoninë e Veriut dhe një muaj më parë ai sapo kishte njoftuar në rrjete sociale se ishte fejuar.

Ismani në rrjete sociale ndiqej nga më shumë se 303 mijë persona.
Përveç se këngëtarë Ismani njihej dhe se bloger.
Gjatë një interviste këngëtari është shprehur se gjithmonë i pëlqente të vishej dhe se rrjetet sociale ishin të përshtatshme për këtë profesion.
'Fakti që Instagrami për shkak të gjuhës vizuale është rrjeti më i përshtatshëm për këtë profesion, në të njejtën kohë është edhe rrjeti më aktual globalisht, e bënë edhe vet profesionin mos të respektojë kufij. Personalisht, mendoj që ky profesion ka perspektivë edhe në një vend të vogël siç është Maqedonia. Sa i përket veprimtarisë mendoj që kam arritur të ndërtoj një bazë stabile mbi të cilin mund të vazhdoj të zhvillohet ky fenomen në Maqedoni.' është shprehur Ismani gjatë një interviste për mediat maqedonase.









