MAGAZINË /

I hodhi alkool në sy Gjestit, reagon familja e Gertës: Është lojë!

Si pasojë e këtij incidenti, “Vëllai i Madh” ndërhyri duke dërguar një zarf të zi në shtëpi, i cili anuloi televotimin e javës. Ky vendim u mor për të adresuar seriozitetin e situatës dhe për të ruajtur integritetin e lojës.

Shkruar nga Versus

I hodhi alkool në sy Gjestit, reagon familja e Gertës: Është

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” (BBVA4), gjatë festimeve të dasmës së Jozit dhe Loredanës, ndodhi një incident. Gjesti, në një moment të papritur, hodhi alkool drejt çiftit, duke përfshirë Loredanën. Si reagim, Gerta Gixhari i hodhi birrë në fytyrë Gjestit, duke e goditur atë në sy. 

Pas incidentit, Gjesti u largua përkohësisht nga shtëpia për të marrë trajtim mjekësor për lëndimin në sy. Ky veprim shkaktoi reagime të forta brenda shtëpisë, me banorë si Rozana Radi që kritikuan ashpër Gertën për veprimin e saj. Rozana u shpreh: “E di çfarë ndodh kur i hedh alkool në sy një djali 24-vjeçar?” 

Si pasojë e këtij incidenti, “Vëllai i Madh” ndërhyri duke dërguar një zarf të zi në shtëpi, i cili anuloi televotimin e javës. Ky vendim u mor për të adresuar seriozitetin e situatës dhe për të ruajtur integritetin e lojës.

Për këtë ka reaguar dhe familja e Gertës:

Përshëndetje të gjithëve!


Duke parë gjithë reagimet tuaja në rjetet sociale, gjithë gjuhën tuaj të urretjes ndaj Gertës për veprimin që lagu Gjestin me shampanjë & birrë. Dua t’ju bëj me dije që ishte ai që filloi duke lagur me shampanjë Loredanën dhe Jozin. Pse pikërisht këtu nuk reagoi asnjë? Pse pikërisht në veprimin e Gertës u ngrit në këmbë “Dinastia” e Rozanës duke përfituar nga ky moment dhe iu vërsulën menjëherë Gertës. Pse nuk u ngrit kjo “dinasti” ta ndalojë Gjestin dhe të mbrojë Loredanën që u lag me shampanjë?

Apo harrova, vëmendja tashmë është tek GERTA dhe duan të kapin “PRIME-n”, sepse me Loredanën nuk iu leverdis të mbrojnë, se nuk duan që të kthehen kundra Gjestit si kundërshtar. Pasi ndodhi e gjithë kjo situatë, Gerta është interesuar për shëndetin e Gjestit duke e pyetur. Madje, edhe kur u rikthye në shtëpi Gjesti e pyeti sërish, por dinastia nuk e la që të flisnin, pasi ata duan ta vënë kundra Gertës dhe që të mos sqarohen së bashku. Tani një gjë nuk kuptoj unë nga komentuesit e rrjeteve sociale.

Kur Gerta luan dhe qesh me Gjestin komentoni duke shprehur dashuri dhe pozitivitet. Ndërsa kur Gerta bën debat apo konflikt me Gjestin e sulmoni menjëherë Gertën duke hedhur poshtë gjithë komentet që keni bërë në fillim. E fundit, të gjithëve besoj ju ka ndodhur t’ju lagin me shampanjë ose birrë nëpër festa familjare. Madje ndodh shpesh kudo kur dikush fiton një ndeshje, një garë apo në një kampionat futbolli, të gjithë lagen me shampanjë dhe asgjë nuk u ndodh. Dhe për ta mbyllur: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq, por gjithçka u nis me shaka si një lojë! /Versus.al/

Tags:

gjesti gerta

Poll