MAGAZINË /

"I sëmurë mendor", Laerti përlotet në përballjen me Gertin: Me kë fjete me datë 1 dhjetor?

Shkruar nga Versus

"I sëmurë mendor", Laerti përlotet në

Laerti u përlot gjatë përplasjes së fortë me Gertin në mbrëmjen e djeshme. Teksa të dy u ballafaquan mbi debatet që kishin pasur gjatë javës, aktori u shpreh se Gertin e ka konsideruar gjithnjë mik, por Gerti tregoi të kundërtën, kur tha pakënaqësitë për Laertin.

Debati mes tyre u përqendrua në informacione dhe ngjarje të ndodhura jashtë spektaklit. Të dy kolegët kishin vendosur që ballfaqimet e tyre t'i bënin në sy të miliona shikuesve. 

Pjesë nga debati:

Laerti: Shpifës, i ndyrë, pse në 1 dhjetor ku ke fjetur. Në çfarë shtëpie je gdhirë bashkë me mua, duke festuar. O tuçmaku. Solle histori nga jashtë.

Gerti: A je në terezi apo jo? Turp të të vijë se kam fëmijë të vegjël dhe unë

Laerti: Maskara që s’ke mëshirë. Do hap llogarinë, që të shohin sa më detyrohesh

Gerti: 52 vjeç burrë

Laerti: O i sëmurë mendor

Banorët sollën në shtëpi sherrin që kanë pasur vite më parë, në nëntor 2015, që agravoi deri në përplasje fizike. Sipas Laertit, Gerti e sulmoi për një fjalë në greqisht, që e e cilësoi ofendim, por më vonë, “kërkoi falje kur kuptoi se s’kishte asnjë fyerje”, sikurse tha ai.

Laerti: Pas sherrit, më ka kërkuar ndjesë në gjunjë. Tha më fal se e kuptova që ti po bëje muhabet në greqisht. E dëgjoni çfarë thotë? Është bërë banditi i gjithë shtëpisë!

Poll