MAGAZINË /

Inter mposht Atalantën e Gjimshitit dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë

Shkruar nga Versus

Inter mposht Atalantën e Gjimshitit dhe kalon në finalen e  
Interi ka arritur të kualifikohet për në finalen e Superkupës së Italisë, pasi fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Atalantës. Në pjesën e parë nuk pati gol, pavarësisht rasteve.

Heroi i zikaltërve ishte Dumfries, i cili në fraksionin e dytë realizoi një dopietë, duke i dhuruar të besuarve të Inzaghit kualifikimin e madh.

Bergamaskët me të cilët luan edhe Berat Gjimshiti, provuan të reagojnë. Për t’u përmendur një gol i Ederson, i anulluar për Offside.

Në finale, Inter përballet me fituesin e Juve-Milan.

Poll