Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Pavarësisht propozimit nga Al-Rayyan në Arabinë Saudite, kapiteni ka vendosur të qëndrojë tek Atalanta me të cilën fitoi edhe Europa Ligën sezonin që lamë pas.
Kjo për shkak të dashurisë së madhe për skuadrën zi-kaltër. Së fundi, ishin shtuar së tepërmi zërat që e lidhnin Gjimshitin me një largim të mundshëm nga Europa, por nuk do ndodhë kështu, ai do jetë nën urdhërat e Gasperinit për sezonin e ri që e pret ekipin.
31-vjeçari kontribuoi për klubin e Serie A në 37 ndeshje në sezonin e kaluar. Ai është pjesë e këtij grupi që në vitin 2017, periudhë në të cilën vinte nga Benevento. Versus.al







