MAGAZINË /

“Ke rënë në dashuri me një burrë të martuar”/ Debat i ashpër mes Juelës dhe Mateos, banorja: Ti je përdoruesi më i madh i femrave

Në Big Brother VIP 5, Juela dhe Mateo u përplasën ashpër gjatë një debati për ndjenjat dhe marrëdhëniet mes banorëve, duke shkëmbyer akuza dhe kritika për lojëra emocionale brenda shtëpisë.

Shkruar nga Versus

“Ke rënë në dashuri me një burrë të

Një përplasje e fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes banores Juelës dhe Mateos. Debati u ndez pasi Mateo ndërhyri në diskutimin mes Artanit dhe Juelës, duke i kujtuar klipin e Prime-s së së shtunës ku shfaqej me Rogertin, dhe duke sugjeruar se kishte ndjenja mes tyre.

Juela iu përgjigj duke thënë se raporti i Mateo me Brikenën ishte thjesht lojë dhe akuzoi Mateon për ofendime të vazhdueshme.

Gjatë debatit, të dy shkëmbyen akuza të ashpra, duke përfshirë përdorimin e ndjenjave dhe marrëdhënieve të tjetrit si elemente për konflikt.

Tensioni në shtëpi u rrit, ndërsa banorët e tjerë ndiqnin nga afër përplasjen, duke shfaqur emocionet dhe reagimet e tyre ndaj situatës.

Pjesë nga debati:

Mateo: Më bëhet qejfi që po të vjen nga pas siç më ka ardhur mua, se kur më vinte mua, nuk të dëgjohej zëri, madje e mbroje.

Juela: Ti e ke ofenduar në të gjitha format.

Mateo: Moj e pafytyrë, e mbroje.

Juela: Unë nuk e ofendoj si ti, s’kam nevojë t’a ofendon si ti.

Mateo: Të kam dëgjuar që në darkë.

Juela: Ti akoma këtu je? Mendova se ishe shkrirë, o mashtrues dhe përdoruesi më i madh i një femre këtu brenda.

Mateo: Ja ku e ke Rogertin, mbaje fort. Ke rënë në dashuri me një burrë të martuar. I iki nga pas Selin nga mëngjesi në darkë, vetë ka rënë në dashuri me një burrë të martuar. S’të vjen turp.

Juela: E more vëmendjen o qiri, që po shkrihesh.

Mateo: Shko te Rogerti, e marr vesh se keni filluar si lojë, Rogerti të ka përdorur, të ka transformuar ty dhe ti nga mbrojtja e mbështetja e Rogertit, ka filluar të lindë diçka nga ana jote për Rogertin, se ai të përdor për lojë.

Juela: Je i pari që ke përdorur Brikenën në maksimum këtu brenda.

Mateo: Ja ku e ke atë që ke ndjenja.

Juela: O injorant, që i ke sharë kësaj Juele të gjitha të zezës.

Mateo: Duke u zgërdhirë o i shkreti ti, ec, nuk t’u drodh qerpiku për burrin e martuar.

Juela: I ke thënë kësaj femre e shpifur e degjeneruar, të gjitha të zezat.

Mateo: Po të kesh respekt për vete largohesh.

Juela: Unë pres çdo gjë nga ty.

Poll