
Moderatorja dhe influencerja e njohur, Kiara Tito, ka reaguar ndaj pyetjeve të ndjekësve të saj gjatë një sesioni të organizuar në Instagram, ku njëri prej tyre e pyeti se si ndihet kur njerëzit flasin negativisht për bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin.
Në pyetje: “Si ndjehesh kur i thonë bashkëshortit fjalë negative, dhe si ndjehet ai?”, Kiara u përgjigj me qetësi, por me një mesazh të fortë dhe domethënës.
“Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij sesa për ty. Nuk më prek; disa njerëz thjesht kanë nevojë për ndihmë, jo për përgjigje,” tha ajo.
Moderatorja shtoi se edhe bashkëshorti i saj nuk i kushton rëndësi komenteve negative apo shpifjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale:
“Luizin nuk merret me llafe dhe nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë.”
Me këtë deklaratë, Kiara dërgon një mesazh të qartë për të gjithë ata që përpiqen të përfshijnë çiftin në debate apo komente negative: ata zgjedhin të qëndrojnë mbi negativitetin dhe të fokusohen në jetën e tyre.







