
Kjo fundjavë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme duke shënuar kështu edhe një rënie konstante të temperaturave.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Përgjatë majave të maleve në orët e pasdites pritet të ketë reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga zonat veriore me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/sek.
Dallgëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Ditën e shtunë termometri do të shënojë maksimumin 36 gradë Celsius, në Tiranë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa të dielën vetëm në Shkodër do të arrijë 36 gradë Celsius dhe në zonat e tjera temperaturat maksimale do të variojnë nga 31-34 gradë./ Versus.al







