“Qytetarët shqiptarë të kenë kujdes nga temperaturat e larta sot pasdite dhe gjatë ditës së premte.” Ky është paralajmërim i ardhur nga Agjencia kombëtare e Mbrojtjes Civile, sipas së cilës qytetarët duhet të kenë kujdes gjatë këtyre dy ditëve, duke marrë masa, për të mbrojtur jetën e tyre, pronën, gjënë e gjallë dhe mjedisin.
“Kujdes nga Temperaturat e Larta në Ditët e Ardhshme
Bazuar situatës së krijuar nga zjarret në pyje në rajon, nisur nga parashikimi në buletinin e Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe nga parashikimi i institucioneve shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj., njoftojmë qytetarët dhe institucionet për rrezikun e temperaturave të larta në ditët në vijim.
Sot pasdite dhe nesër, nivel i rrezikut pritet të jetë “I LARTË” në qarkun e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera të vendit, pritet nivel i rrezikut “I MODERUAR”.
⚠️Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm për të garantuar mbrojtjen e:
-Jetës së qytetarëve, duke marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe përballimin e temperaturave të larta.
-Të gjësë së gjallë, duke treguar kujdes për kafshët dhe bimësinë.







