MAGAZINË /

Kush është i dashuri kauboj e multi-milioner i Bella Hadid

Dyshja u përfolën për herë të parë për një romancë në tetor të vitit 2023, kur u kapën nga paparacët duke shkëmbyer puthje gjatë një shëtitjeje në Fort Worth, Texas.

Shkruar nga Versus

Kush është i dashuri kauboj e multi-milioner i Bella Hadid

Një kauboj i vërtetë po zbut zemren e Bella Hadid. Supermodelja duket se ka gjetur dashurinë në zemër të Teksasit me të dashurin e saj, Adan Banuelos, një cowboy profesionist dhe trajner kuajsh. Dyshja u përfolën për herë të parë për një romancë në tetor të vitit 2023, kur u kapën nga paparacët duke shkëmbyer puthje gjatë një shëtitjeje në Fort Worth, Texas. Ky moment erdhi pak kohë pasi Hadid u nda nga Marc Kalman pas dy vitesh lidhje.

Kush është i dashuri kauboj e multi-milioner i Bella Hadid
Modelja konfirmoi publikisht lidhjen e saj me Banuelos në Ditën e Shën Valentinit 2024, duke postuar foto nga festa e saj e ditëlindjes në tetor 2023, ku ishte bashkë me të dashurin e ri. Edhe pse të dy preferojnë të mbajnë një profil të ulët, Banuelos ndau disa detaje nga marrëdhënia e tyre gjatë një interviste në podcast-in "Along for the Ride" në gusht 2024, duke zbuluar se ata kanë jetuar bashkë në një kamper që kur filluan të dilnin.

Adan Banuelos: Cowboy me një Karrierë prej ylli 

Kush është i dashuri kauboj e multi-milioner i Bella Hadid

Adan Banuelos ka lindur dhe është rritur në Teksas, në një familje të madhe me prejardhje meksikano-amerikane. Ai aktualisht jeton në Granbury, Texas, ku punon si trajner kuajsh. Në gusht 2024, Banuelos zbuloi se Hadid kishte blerë një shtëpi në Teksas, një shenjë e qartë e seriozitetit të lidhjes së tyre.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: