MAGAZINË /

Luhatje ekstreme temperaturash nga -6°C deri në + 15°C. Ja zonat që hyjnë në "darën" e dimrit

Permirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për diten e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh, por edhe ulje temperaturash  

Shkruar nga Versus

Luhatje ekstreme temperaturash nga -6°C deri në + 15°C. Ja zonat

Nuk lëvizin pak, por plot me 21 gradë Celsius temperatura minimale dhe ajo maksimale në vend. Kështu, nën -6 gradë Celsius pritet të rregjistrohet temperatura minimale në Dibër sot, ndërsa në Sarandë ajo maksimale pritet që të arrijë deri në +15 gradë Celsius. 

Permirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për diten e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.  

Luhatje ekstreme temperaturash nga -6°C deri në + 15°C. Ja zonat

Por pavarësisht kësaj depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira disi më të shpeshta, por nuk priten reshje.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Poll