
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja është i lumtur që ka rinisur të gjejë formën te Burnley, pas një periudhe të gjatë pa kontribuar me gol/asist.
Broja ka qenë ndër më të mirët në dy ndeshjet e fundit të Burnley, ku shënoi dhe asistoi në dy ndeshjet e fundit, ndërsa po përgatitet edhe për përballjen me Burnley.
Në intervistën për faqen zyrtare të Burnley, ylli shqiptar thotë se falë stërvitjes së jashtëzakonshme ka arritur në këtë nivel.
“Kur kam luajtur për herë të parë, është e lodhshme sepse e di sesa kërkuese është Liga Premier. është shumë e vështirë për çdo lojtar, është kampionat shumë fizik dhe është shumë e vështirë që të mbash ritmin në çdo ndeshje që të kesh vazhdueshmëri”.
“Prandaj mora pak kohë që të ndërtohesha ashtu si duhej fizikisht, u stërvita çdo ditë, çdo javë, që të bëhesha më i fuqishëm dhe jam edhe më i shpejtë tani".
Ai ndër të tjera falënderoi edhe trajnerin, si dhe konfirmoi se synon ta ndihmojë skuadrën edhe me driblime përpos kontributeve me gol e asist.
“Trajneri më ka hedhur në fushë dhe kjo më ka dhënë shumë besim edhe nga aspekti psikologjik tani, jam shumë më mirë sesa më parë. Jam gati edhe për ndeshjen tjetër me Brighton, jam stili i sulmuesit që lumturohem kur shënoj, si cdo kush tjetër, por nuk dua vetëm këtë”.
“Dua të marrë pjesë në ndeshje, të driblojë, të krijojë shanse për të tjerët dhe për veten, por të jem gjithmonë aty duke luajtur futboll dhe jo vetëm që të pres shansin për të shënuar. Tani jam rritur shumë në krahasim me më parë dhe ndihem më mirë”, nënvizoi Broja. Versus.al

