Një skenar i denjë për film dramë i ka ndodhur një të moshuare në Greqi. Ajo është bërë viktimë e mashtrimit nga persona të paraqitur si anëtarë të familjes mbretërore De Grace.
Persona të panjohur i janë afruar të moshuarës nëpërmjet internetit, duke u paraqitur si anëtarë të ish-familjes mbretërore greke dhe kanë mundur ta mashtrojnë e i marrin plot 28,400 euro, sipas medias greke MEGA.
Mashtruesit e bindën të moshuarën se mund të merrte një kartë anëtarësie për familjen mbretërore dhe i zhvatën shumën e madhe të parave gruas që u detyrua të shiste shtëpinë e saj “në fshat” dhe tani jeton “me qira, në Edessa”.
“Jam rritur në institucionet e mbretëreshës Frederick dhe, siç e kuptoni, kisha një farë ndjeshmërie ndaj familjes mbretërore”, tha e moshuara.
“Me kalimin e muajve më dërguan pyetjen nëse doja të merrja një kartë anëtarësimi të familjes mbretërore. Në një mesazh përmes Facebook-ut, thashë që sigurisht që doja. “Ka pasur kartela të ndryshme, me çmime të ndryshme, njëra 4500 euro, tjetra 2500 euro dhe tjetra 700 euro”, vijoi e moshuara.
Unë u thashë se nuk mund ta përballoja shumën e parave dhe u thashë që do t'ua dërgoja gradualisht”, tha 78-vjeçarja, e cila ka humbur plot 28.400 euro.







