Ish-banori i BBV 3 Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident të rëndë një natë më parë, gjatë kthimit për në Kosovë.
Sipas burimeve, ish-banori i Big Brother, ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri, kur është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, gjithçka ka ndodhur brenda pak momentesh.
Ai ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer. Pasi ka humbur kontrollin e mjetit, Meritoni ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur.
Për shkak të orës së vonë të aksidentit, Meritoni ka mbetur i bllokuar brenda makinës për pothuaj një orë.
Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit, Mjekiqi është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, përvecc disa lëndimeve.







