Nëse keni plane për mbrëmjen e fundvitit, moti i kthjellët do t'ju favorizojë, ama duhet të visheni trashë.
Sipas SHMU-së nga dita e hënë (30 dhjetor) deri të enjten (2 janar) moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, por me temperatura të ulta, të cilat do të zbresin në -5 gradë në verilindje dhe juglindje të vendit.
Ndërsa ditën e premte (3 janar) moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseverrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës./Versus.al







