MAGAZINË /

Megi Pojani thumbon Bora Zemanin teksa zbulon se ku do të jetë moderatore sezonin e ri?

Ajo ka bashkangjitur edhe një mbishkrim ku thumbon rivalet lidhur me shkallën e vështirësisë që ka ky program!

Shkruar nga B.SH
Megi Pojani thumbon Bora Zemanin teksa zbulon se ku do të jetë
Bora Zemani dhe Megi Pojani

Megi Pojani duket se do të rikthehet sërish në drejtimin e PërPuthen në sezonin e ardhshëm televiziv.

Ditën e djeshme moderatorja ka publikuar nje foto teksa shfaqet në një puntatë nga edicioni i kaluar i këtij programi.

Ajo ka bashkangjitur edhe një mbishkrim ku thumbon rivalet lidhur me shkallën e vështirësisë që ka ky program!

“Përputhen nuk është për të dobëtit”, shkruan ajo!

Megi Pojani thumbon Bora Zemanin teksa zbulon se ku do të jetë
Postimi i Megi Pojanit

Kujojmë që ishte Bora Zemani moderatorja e parë e këtij programi e cila për shkak të angazhimeve të tjera hoqi dorë nga ky format duke ia lënë vendin Megit 

Madje kur e pyetën gjatë nëj interviste se si i dukej Megi në drejtimin e 'Përputhen' , Bora u shpreh:

Megi për mua është zgjedhja e duhur për Për’puthen’ me stilin e vetë të prezantimit, shumë sportive. Më pëlqen. Kur e mora vesh që do ishte ajo prezantuese më tingëlloi shumë mirë. Thashë: “Megi super”/ Versus.al

 

Poll