MAGAZINË /

Mevlani së shpejti baba, ish-partnerja vjen me deklaratën shokuese: Një natë para se të hynte në BBVK më erdhi te shtëpia

Pasi Mevlani mori lajmin e ëmbël, ka ardhur një reagim nga ish-partnerja e Mevlanit, e cila nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjete sociale rrëfehet se natën kur Mevlani do të bëhej pjesë e shtëpisë

Shkruar nga Versus
Mevlani së shpejti baba, ish-partnerja vjen me deklaratën shokuese:
Mevlan Shabani, Livia Brungan

Në spektaklin e djeshëm të ‘BBVK’, një prej konkurrentëve mori një surprizë tepër të bukur nga partnerja e tij.

Bëhet fjalë për Mevlan Shaban, ku ky i fundit mori lajmin se së shpejti do të bëhet baba.

Mirëpo sikurse e dimë, Mevlani ka patur një lidhje me Livia Brungan, marrëdhënia e të cilëve ka qenë publike dhe për të gjithë ata që i njohin, lidhja e tyre ka patur herë pas here ulje dhe ngritje.

Pasi Mevlani mori lajmin e ëmbël, ka ardhur një reagim nga ish-partnerja e Mevlanit, e cila nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjete sociale rrëfehet se natën kur Mevlani do të bëhej pjesë e shtëpisë, i ka dërguar një mesazh Livias teksa i thonte që e donte.

'Mirëmbrëma, unë dua t’i bëj urimet e mia më të sinqerta një njeriut që do të bëhet baba, që natën që do hynte akoma më thërriste më thonte që më donte, shyqyr që kur erdhi te shtëpia nuk e lejova që të më prekte. Urime!' është shprehur Livia në videon e publikuar në kanalet e saj të komunikimit. 

 
Poll