
Këngëtarja Tayna dhe menaxheri i saj Rinor Hykolli kanë ndërprerë bashkëpunimin me njëri-tjetrin por jo në mënyrën më paqësore të mundshme.
Tayna njoftoi se Rinor Hykolli i kishte bllokuar një këngë të saj në youtube. Nëpërmjet një reagimi të gjatë në Instagram, këngëtarja foli për disa prej sfidave që i ishte dashur të kalonte në karrierë dhe e konsideroi ish menaxherin si “mjeran” dhe “njeri të vogël”.
“Për vite kam punuar shumë në cdo disponim te mundshëm, në cdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kan shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “ shpi “. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.
Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka.
Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: NUK bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…
Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e MADHE…
I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë! Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!”- shkruan Tayna.
Pas kësaj, ka reaguar edhe menaxheri i saj Rinor Hykolli i cili sqaron se kënga nuk është bllokuar prej atij porn ga firmat dhe kontratat të cilat i ka nënshkruar vetë këngëtarja. Ndërsa theksoi se kishte qenë ai që e kishte shndërruar në “divë”.







