MAGAZINË /

“Nan” e Alis Kallaçin triumfon në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH

Shkruar nga Versus

“Nan” e Alis Kallaçin triumfon në Festivalin e 64-t

Këngëtari shkodran, Alis, fitoi vendin e parë në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH me këngën e tij “Nan”.

Alis rrëmbeu jo vetëm zemrat e publikut por edhe vlerësimin maksimal nga anëtarët e jurisë, duke siguruar biletën për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë të Austrisë.

I riu shkodran njihet për vokalin e fuqishëm, kënga "Nan", emocionoi publikun por edhe mesazhi në vetvete ishte i fortë.

Alis arriti të fitonte gjithsej 152 pikë nga kombinimi i votave të publikut dhe pikëve të jurisë. Inis Neziri përfundoi e dyta me 102 pikë, ndërsa Sheila u rendit e treta me 93 pikë.

Në klasifikimin profesional të jurisë, u rendit Alis, vendi i dytë për Sheila dhe vendi i tretë për Vedat Ademin./Versus.al

Poll