MAGAZINË /

Në këtë ditë të shtunë, temperaturat shkojnë afër maksimales

Shkruar nga Versus

Në këtë ditë të shtunë, temperaturat shkojnë

Për të shtunën. vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të Evropës qendrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.

Në këtë mënyrë moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.

 

 

Poll