
Blogerja e njohur Sara Hoxha shtoi dyshimet se ka nisur një romancë të re nga një video e publikuar në rrjete sociale.
Aty shfaqej një çift në det teksa putheshin dhe duke qenë se videoja nuk kishte një kualitet të lartë nuk dalloheshin mirë personat.
Kjo mjaftoi për të aluduar se tashmë Sara kishte nisur një lidhje të re me një mashkull misterioz.
Por të gjitha spekulimet morën fund pas një reagimi të blogeres, e cila postoi videon duke etiketuar çiftin e vërtetë dhe duke shuar kështu të gjitha dyshimet se mund të ishte ajo.
Në video janë miqtë e Sarës për të cilët ajo shkruajti: ‘Çfarë çifti’ të shoqëruar dhe me disa emoji.
Rikujtojmë se Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë në qendër të vëmendjes që pas ndarjes së tyre për afro një vit.
/ Versus.al







