MAGAZINË /

Nga -4°C në +16°C / Parashikimi i motit për sot, tabelat për çdo qytet

Depërtimi i masave ajrore relativisht të ftohta dhe të thata do të bëjë që edhe për fundjavën moti të jetë i qëndrueshëm e kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare, më të theksuara në relievet malore të vendit.

Shkruar nga Versus

Nga -4°C në +16°C / Parashikimi i motit për sot, tabelat

Vendi ynë dhe këtë të dielë do të vijojë të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore të Shqipërisë.

Parashikohet që vranësirat të shtohen vonë në mbrëmje duke sjellë reshje shiu e dëbore.

Nga -4°C në +16°C / Parashikimi i motit për sot, tabelat

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 16°C maksimalja në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 1 ballë.

Poll