MAGAZINË /

Nga reality show në politikë! Ish fituesja e “Big Brother” habit me ambicien/ Kandidon për deputete në zgjedhjet e 11 Majit

Megjithatë, rruga drejt Parlamentit nuk duket e lehtë për ish-fituesen e “Big Brother Albania 9”, pasi Gjirokastra ka një numër të kufizuar mandatesh.

Shkruar nga Versus

Nga reality show në politikë! Ish fituesja e “Big Brother”

Fotini Derxho, e njohur nga publiku për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP Albania 2”, ka vendosur të ndërmarrë një hap të ri në karrierën e saj, duke hyrë në botën e politikës. Ajo është zyrtarizuar si kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku mban vendin e parë në listën e Partisë Mundësia për Qarkun e Gjirokastrës.

Nga reality show në politikë! Ish fituesja e “Big Brother”

Megjithatë, rruga drejt Parlamentit nuk duket e lehtë për ish-fituesen e “Big Brother Albania 9”, pasi Gjirokastra ka një numër të kufizuar mandatesh. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ky qark përfaqësohej nga katër deputetë: tre mandate i fitoi Partia Socialiste, ndërsa një shkoi për Partinë Demokratike.

Fotini, me origjinë nga Lazarati, ka kaluar disa vite në emigracion përpara se të kthehej në Shqipëri, ku fitoi vëmendjen e publikut përmes reality show-t më të ndjekur në vend. Pasi fitoi edicionin e nëntë të “Big Brother Albania”, ajo provoi sërish të rikthehej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP 2”.

Tani, me një profil të ri si kandidate për deputete, ajo shpreson të fitojë besimin e qytetarëve të Gjirokastrës dhe të bëhet pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. /Versus.al/

Poll