
Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe blogerja Sara Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej afro një viti tashmë, duke mos u shfaqur krah njëri-tjetrit.
Por ka diçka shumë të bukur në mes që është parë edhe si shpresë për ribashkimin e çiftit, që është vajza e tyre Poi.
Sara këtë verë i ka kaluar pushimet në shoqërinë e vajzës së saj, mirëpo ditën e djeshme një postim i Ledrit ka ngritur dyshime.
Fakti që blogerja se lë asnjë moment vetëm Poin është bërë shkak edhe për aludime për një bashkim të saj me Ledrin.
Kjo pasi një foto u postua në Instastory-n e këngëtarit ku dukej ai me vajzën e tij dhe pyetja që lindi menjëherë është se nga kush u shkrep ajo foto.
Mos vallë Ledri dhe Sara janë sërish bashkë, por duan të qëndrojnë në privatësinë e tyre, ashtu sikurse bënë edhe pas qarkullimit të zërave për ndarjen e tyre, deklarata prej të cilëve nuk erdhën kurrë.
/ Versus.al







