Një postim i fundit i këngëtares së njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka ndezur rrjetet sociale, ku qindra fansa kanë vënë re një ngjashmëri të frikshme me banoren e Big Brother VIP Kosova 4, Dolce.
Dolce, tani në shtëpinë e Grande Fratello në Itali, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, ndërsa stili i flokëve të Shyhretes ka bërë që komentet të shpërthejnë: "Mendova se është Dolce!", "Ia kalon Dolces!"
Behluli, ikona e muzikës shqiptare me karrierë dekadash, vazhdon të surprizojë me pamje të reja, duke mbajtur fansat e saj të magjepsur jo vetëm me zërin, por edhe me stilin modern.

