MAGAZINË /

Parashikimi javor i motit/ 'Ferri'' zbret në tokë, ja sa priten të shkojnë temperaturat

Termometri do të shënojnë 43 gradë Celsius në shumë qytete për shkak të depërtetimit të Anticiklonit Afrikan.

Shkruar nga B.SH

Parashikimi javor i motit/ 'Ferri'' zbret në tokë,  ja

Vendi ynë pritet të goditet sërish nga depërtimi i Anticiklonit Afrika javën e ardhshme.

Termometri do të shënojnë 43 gradë Celsius të mërkurën dhe të premten në disa qytete.

Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak përjashtim bën vetëm dita e martë ku priten vranësira që do të shoqërohen me reshje shiu me intesitet të ulët.

Statusi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Për javën që presim: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.

Përjashtim bën dita Martë ku moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në jug të territorit. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (pika) e lokal në qendër ndërsa në juglindje kryesisht në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-13 m/sek, valëzimi në dete 1-3 ballë.

Parashikimi javor i motit/ 'Ferri'' zbret në tokë,  ja

 

Poll