MAGAZINË /

Partizani-Tirana mbyllet në barazim, kaos në fushë, përfshihen lojtarët dhe stafi

Goli i të kuqve në fund, shkaktoi një situatë kaotike në fushë, ku shpërtheu një sherr i madh me lojtarëve, por edhe stafeve.

Shkruar nga Versus

Partizani-Tirana mbyllet në barazim, kaos në fushë,

Nuk prodhoi fitues derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1 dhe me tension të madh.

Ernest i dha avantazhin bardhebluve në minutën e 28-të, ndërsa Sembene barazoi shifrat në minutën e 90-të.

Goli i të kuqve në fund, shkaktoi një situatë kaotike në fushë, ku shpërtheu një sherr i madh me lojtarëve, por edhe stafeve.

Në bazë të pamjeve shihet se ka konfrontim fizik mes futbollistëve të ekipeve, çka solli ndëhyrjen e forcave të sigurisë.

Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përmendur se ka patur sherr edhe tek ata në stol dhe si rrjedhojë, janë përfshirë edhe stafet e ekipeve.

Pas qetësimit të situatës në “Arenën e Demave”, derbi rifilloi normalisht për të luajtur minutat e mbetura të takimit. Arbitri nuk ka hezituar të përjashtojë me karton të kuq disa lojtarë, me të kuqtë dhe bardheblutë që mbyllën ndeshjen me nga 9 lojtarë.

Tags:

derbi ndeshje

Poll