MAGAZINË /

Pas fitores me Ukrainën rrit interesin e tifozëve, shiten të gjitha biletat me Gjeorgjinë

Pas fitores 2 me 1 ndaj Ukrainës, është rritur interesi për të ndjekur kombëtaren e futbollit. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, të martën, në orën 20:45.

Shkruar nga Versus

Pas fitores me Ukrainën rrit interesin e tifozëve, shiten të

Pas fitores 2 me 1 ndaj Ukrainës, është rritur interesi për të ndjekur kombëtaren e futbollit. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, të martën, në orën 20:45.

Përmes një njoftimi Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.

Pra sipas FSHF, stadiumi do të jetë i mbushur plotë me tifozë kuqezi, që do të jenë në mbështetje të Kombëtares së tyre.

Reagimi i FSHF

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45.

Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, Kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Air Albania”, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.

Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

ME JU, NE JEMI 12!

Të gjithë në mbështetje të ekipit Kombëtar. Forca Shqipëria!

 

Poll