Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt të “Big Brother”. Tashmë kanë nisur që të konfirmohen edhe emrat e parë të banorëve, që do të dhurojnë emocione në këtë format.
Kur çdo gjë është gati për nisjen e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” më 21 dhjetor, janë konfirmuar edhe disa emra të tjerë të konkurrentëve që pritet të jenë pjesëmarrës.
Një prej tyre është Rozana Radi e cila pritet të jetë një ndër konkurrentet e forta të këtij edicioni. Artistja sapo ka mbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike” ku trumfoi me çmimin e parë.
Gjithashtu një tjetër personazh që pritet të jetë pjesë e spektaklit është edhe aktori kontravers Laert Vasili, i cili duke pasur natyrë aq shprehëse, mund të dhurojë emicione të forta

Një emër që premton për një histori të fortë është edhe ai i Livias. Drama mes Mevlanit dhe ish-të dashurës së tij, Livias, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë gjatë gjithë muajit, pas deklaratave të bujshme që ajo dha lidhur me lajmin se Mevlani do të bëhet baba.
Një tjetër emër i përfolur është edhe Sara Hoxha, ish-partnerja e reperit Ledri Vula. Ndërsa mbetet për t’u parë nëse pjesë e Big Brother VIP4 do jetë edhe aktorja Olta Daku. Versus.al







