MAGAZINË /

'Pirro është paqejf' , u tërhoqën nga Kënga Magjike, Arilena thumbon Ardit Gjebrean: Gëzojmë shëndet, të dy si kurrë më parë

Reagimi i saj ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke rritur edhe më shumë spekullimet rreth asaj që ndodhi.

Shkruar nga Versus
'Pirro është paqejf' , u tërhoqën nga Kënga
Pirro Çako, Arilena Ara, Ardit Gjebrea

Pirro Çako dhe Arilena Ara ishin pjesë e Festivalit 'Kënga Magjike' me këngën e tyre “Zero Gradë”, por papritur u tërhoqën nga gara disa orë para natës finale, duke shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.

Spekullimet në lidhje me këtë situatë filluan të qarkullojnë, ndërsa moderatori Ardit Gjebrea sqaroi se arsyet e tërheqjes ishin shëndetësore, pasi Pirro kishte probleme me shëndetin dhe nuk mund të performonte.

Por së fundmi, Arilena ka reaguar përmes një postimi, ku përveç falenderimeve për mbështetje, ajo ka thumbuar dhe moderatorin, duke u shprehur se gëzojnë shëndet të plotë.

Reagimi i saj ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke rritur edhe më shumë spekullimet rreth asaj që ndodhi.

Postimi i plotë i Arilena Arës:

Përjetësisht “Zero Gradë”.

Përjetësisht falënderuese për kryeveprën që @pirrocako më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.

Përjetësisht mirënjohëse JU!

Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët!

Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocionin, mbështjetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës.

Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.

Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju!/Versus.al

 

 

 

Poll